Prokurorët amerikanë kanë kërkuar nga gjykata që Martin Shkrelit t’i hiqet lirimi me kusht dhe të burgoset për shkak të kërcënimeve që ka bërë kundër Hillary Clinton.
“Që nga 4 gushti 2017, Shkreli ka përshkallëzuar kërcënimet dhe ngacmimet që justifikojnë arrestimin e tij në pritje të dënimit”, thuhet në deklaratën e prokurorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas akuzuesve, shqiptari më i urryer në botë Martin Shkreli ka kërcënuar kohët e fundit ish-sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton, duke ofruar publikisht 5 mijë dollarë për këdo që do ta kapte nga flokët, transmeton Alsat-m raportimet.
Prokurorët thonë se ekzistonte rreziku që një prej ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale të Martin Shkrelit, të merrte seriozisht deklaratat e tij.
Shqiptari më i urryer në botë, u bë i famshëm për rritjen e çmimit të një ilaçi që përdoret nga pacientët e diagnostikuar me HIV/AIDS. Së fundmi, një gjykatë amerikane e ka gjetur atë fajtor për mashtrim me të ardhurat.
Ai është i lirë gjatë kohës që zhvillohet procesi gjyqësor. Martin Shkreli përballet me 20 vite burg, ndonëse dënimi përfundimtar i tij mund të ketë shumë më i ulët.