Në Shqipëri dita e premte do të sjellë reshje të lehta shiu në disa zona. Reshjet do të jenë dukshëm në zonat veriore dhe qendrore gjatë pjesës më të madhe të ditës. Gjatë pasdites shira do të ketë edhe në zonat juglindore.
Sipas meteorologëve vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat veriore – qendrore duke rrezikuar shira të dobët. Pasditja mbetet me vranësira e shira të dobët në Veri – Qendër, por edhe rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat juglindore. Zonat jugore paraqiten kryesisht me vranësira. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mbeten thuajse konstante vlerat e mesditës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo