Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka caktuar dy prokurorë që të merren me analizimin e dhënies së 35 mijë eurove pa tender, për përkthimin e dosjes “Stenta”. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi – Hajdaraj.
Këtë vendim Prokuroria e ka marrë pas raportimit që para një muaji e ka bërë gazeta për këtë çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju informoj se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të shqyrtojë çdo informacion të publikuar në media, i cili argumentohet edhe me informata, prova dhe të dhëna bindëse që tregojnë se mund të jetë kryer ndonjë vepër penale, mirëpo nuk mund të bazohet dhe të fillojë ndjekje duke u mbështetur në të dhëna, të cilat janë të pambështetura në prova apo kur informatat janë të pabesueshme”, ka thënë Kozmaqi-Hajdaraj.
Sipas saj, në bazë të gjetjeve të analizës që do t’iu bëhet të dhënave për këtë çështje, do të vendoset nëse ka elemente të veprës penale ose jo... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.