Arbëri

PDK-ja lë për nesër zyrtarizimin e ministrave

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur për Koha.net se PDK-ja ende nuk i ka emrat e ministrave për Qeverinë e re.

Krasniqi ka thënë se nesër do të finalizojnë listën e ministrave të saj dhe do të zyrtarizojnë emrat, pa pranuar të përmend ndonëj emër konkret.

“Nesër do të finalizohet lista e ministrave të PDK-së dhe më pas do të zyrtarizohet ajo listë”, ka thënë Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin më të madh të ministrive në Qeverinë e re, me gjashtë të tilla, si dhe një post të zëvendëskryeministrit.

Për të pritet të krijohet një ministri, që do të quhet Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Koha.net ka mësuar se PDK-ja do të udhëheqë edhe Ministrinë e Financave, pastaj Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Integrimeve, si dhe Ministrinë e Drejtësisë.