Arbëri

Këta janë dy deputetët e AAK-së që do të marrin drejtimin e dy Ministrive

Këshilli Drejtues i AAK-së ka aprovuar sonte propozimin që Pal Lekaj të jetë Ministër i Infrastrukturës ndërsa Rrustem Berisha i MFSK-së.

Burime të KTV-së brenda AAK-së, i kanë tënë Kohavisionit se deri tashti vetëm AAK-ja i ka caktuar emrat e ministrave të rinj ndërsa partitë tjera ende janë duke diskutuar”.

Sipas po këtij burimi deri nesër në orën 10:00 partitë e koalicionit qeverisës kanë afat për t’ia dorëzuar Haradinajt listat me emrat e ministrave.

Deri tani AKR-ja ka përmendur emrin e Valdrin Llukës si të mundshëm për të drejtuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.