Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, një ditë para zyrtarizimit të emrave për ministra, duket se po e di vetëm njërin prej tyre.
Vladrin Lluka pritet të marrë nën drejtim Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtari i AKR-së, që në herën e parë të AKR-së në Qeveri drejtonte Agjencinë për Promovimin e Investimeve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë pritet të ngjitet në krye të MZHE-së, që në mandatin e kaluar është drejtuar nga Blerand Stavileci i PDK-së.
Lajmin e ka konfirmuar për portalin Koha.net një burim i afërt me Behgjet Pacollin. Ai i ka thënë portalit se zyrtarizimi i të gjithë emrave do të bëhet nesër.