Deputeti Korab Sejdiu u rreshtua përkrah deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së, duke votuar kundër zgjedhjes së Kadri Veselit kryetar të Kuvendit.
Sejdiu, që dha dorëheqje nga partia e Behgjet Pacollit, ka thënë se këtë e bëri për shkak të konsistencës në qëndrimet e tij, për të mos e votuar Kadri Veselin për kryeparlamentar dhe as Ramush Haradinajn për kryeministër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, deputeti i AKR-së Labinot Tahiri beson që Sejdiu nuk është larguar nga AKR-ja.
Korab Sejdiu 4 vjet më parë i ishte bashkuar Aleancës Kosova e Re. Në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit, ka thënë se do të veprojë si deputet i pavarur.