Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fermerët shprehen kundër marrëveshjes që i jep Listës Serbe drejtimin e dikasterit të bujqësisë

Marrja e Ministrisë së Bujqësisë nga Lista Serbe, ka ngjallur debat te fermerët.

Për Branisllav Gjoshiqin, banor i fshatit Bërnicë në Prishtinë, udhëheqja e Ministrisë së Bujqësisë do të ndikojë në kthimin e serbëve për t’i marrë tokat bujqësore që janë të uzurpuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, ka shumë serbë të interesuar për të kultivuar kultura bujqësore në Kosovë.

Ndërsa, Labinot Podvorica, kultivues i mjedrës në komunën e Obiliqit, ndonëse nuk është i kënaqur me udhëheqjen e Ministrisë së Bujqësisë, prapë thotë se do të ishte më mirë sikur ky dikaster të menaxhohej nga shqiptarët.

Kundër marrjes së kësaj Ministrie nga serbët është edhe Federata e Bujqve të Kosovës, duke thënë që nuk mund të udhëheqë me institucione dikush që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.


Fermerët shprehen kundër marrëveshjes që i jep... by kohanet