Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thërret qytetarët mos të lëshojnë vendin

I mandatuari për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, e ka shfrytëzuar konferencën e përbashkët me kreun e PDK-së, Kadri Veselin, që t’u bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës që mos të lëshojnë vendin.

“Kemi Kuvendin e Kosovës funksional, na ka mbetur edhe puna e formimit të Qeverisë. Jemi të përgatitur, për ta kryer këtë proces në afat të caktuar”, ka thënë Haradinaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj ka thënë tutje se ajo që i mundon është gjendja në vend.

“Të gjitha ato tema që e preokupojnë qytetarin tonë. Mendojmë se kemi ditë gjithë mos ta humbim shpresën, besoj se është edhe një sinjal për ata që mendojnë se marrja e rrugës së dynjasë me autobusë është zgjidhje ta shohin se zgjidhjen mund ta bëjnë në vend. E kam fjalën për të rinjtë shqiptarë që po largohen. U bëjë thirrje gjithë qytetarëve të vendit që të besojnë se zgjidhjet do t’i bëjmë këtu”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shprehur besimin e plotë se Qeveria do ta ketë votën e nevojshme.

Ndërkaq kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se prezanton qysh sot kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, derisa ka thënë se zgjedhja e tij është çështje ditësh a orësh.

“Një personalitet që ka ditur t’u bëjë ballë sfidave. Të punojmë të gjithë bashkë, ne që kemi përgjegjësi, ta çojmë vendin përpara”, ka thënë Veseli. “Kualitatitvsht kemi një shumicë të qëndrueshme”, ka thënë ai.