Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë para mediave se për zgjidhjen e kryeministrit të Kosovës, ata do të diskutojnë me presidentin Aleksandar Vuçiq, në një vizitë në Beograd.
Siç raporton KTV, marrëveshja mes tyre ka qenë të votohet vetëm kryetari dhe nënkryetarët, por për zgjidhjen e kryeministrit dhe përbërjes së re të qeverisë ata do diskutojnë me Vuçiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur është në pyetje kryetari i Kuvendit të Kosovës kemi arritur marrëveshje por kur është në pyetje formimi i organeve të Kuvendit, por eventualisht për hapat e ardhshëm politikë do të vendosim pasi që të kemi konsultime me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe koordinatorin Marko Gjuriqin. Pas kësaj marrim vendimin për hyrjen eventuale të Listës Serbe në Qeveri. Dua t’i porosis të gjithë qytetarët, para se gjithash, serbët dhe jo shqiptarët, ne do të vazhdojmë të luftojmë për avancimin e pozitës së tyre në këto hapësira dhe këta hapa politikë flasin për këtë”, ka thënë Simiq.