Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokati i Popullit: Shpërputhja e ligjeve mbetet sfidë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Artpolis kanë publikuar sot raportin “Një sistem i shfrytëzuar pak: Gjendja aktuale e kornizës së të drejtave të njeriut në Kosovë”.

Sipas të dhënave të këtij raporti një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore janë përpiluar dhe adoptuar nga institucionet e Kosovës me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të standardeve mbi të drejtat e njeriut, duke mbuluar në këtë mënyrë rastet e diskriminimit dhe barazisë gjinore, si dhe fuqizimin të organeve që merren me të drejtat e njeriut dhe mandatit të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ariana Qosja-Mustafa, nga KIPRED njëkohësisht menaxhere e këtij projekti, tha se rezultatet mbeten të vogla kur është fjala në implementim, ngase këto ligje u hartuan se ishin njëri nga kushtet për liberalizimin e vizave.

thelbësore e këtij projekti është që të bëjë bashkë një grup të shoqërisë civile në bashkëpunim edhe me institucionet relevante në këtë rast edhe me institucionin e Ombudspersonit, i cili ka shpreh një gatishmëri të përkrahjes së këtij projekti nga fillimi, por edhe nga institucione të tjera relevante në sferën e të drejtave të njeriut që të shtrojnë së bashku edhe një lloj presioni publik për rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së institucioneve publike në zbatimin e pakos së ligjeve në të drejtat e njeriut. Këto ligje kanë ardhur si rezultat, pra ligji kundër diskriminimit, për barazi gjinore, si dhe ligji mbi Avokatin e popullit kanë ardhur si rezultat i një procesi politik ku gjatë procesit të hartimit të udhërrëfyesit për Kosovën për liberalizimin e vizave është kërkuar që të ketë një hartim të pakos së tillë dhe pastaj të ofrohet mbrojtje efikase për viktimat apo shkeljet të mundsh me të të drejtave të njeriut. E dimë që në Kosovë kemi mjaftë shkelje të të drejtave të njeriu dhe krijimi i një sistemi efikas i cili do të mund ti adresonte nevojat e personave të cilët konsiderohen si persona që mund të afektojë nga diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthorët është i mjaftueshëm”, tha Qosja-Mustafa.

Sipas saj, ekziston një sfidë në zbatim dhe ideja është që në bashkëpunim me organet relevante të ushtrojnë presion në zbatimin e këtyre kërkesave.

Po ashtu, Qosja-Mustafa tha se do të analizojnë kornizën ligjore sa i përket zbatimit të ligjeve.

Franciso Jose Garcia Martinez, autor i raportit, foli për rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

“Ne i qasemi këtij raporti, këtij drafti të parë më qëllim që jo vetëm të ofrojmë aspektet ligjore të çështjes por edhe praktikshmërinë, pra jo vetëm atë çfarë thuhet por edhe atë çfarë implementohet. Kjo do të thotë që ne kemi shqyrtuar të gjithë sistemin duke përfshirë çështje të ndryshme dhe jo vetëm ato të cilat janë të lidhura direkt me të drejtat e njeriut. Sa i përket mbrojtjeve kushtetuese të të drejtave të njeriut, siç e ceka dhe më parë, Kushtetuta e Kosovës dallon prej atyre të Evropës. Ajo nuk është posaçërisht progresive e as regresive në atë kuptim,” tha Martinez.

Ilmi Jashari, Avokat i Popullit, ka paraqitur shqetësimet që ka institucioni që ai drejton, duke përmendur sistemin e drejtësisë dhe ligjet që sipas tij janë në diskrepancë dhe nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën.

“Do të provoj t’i argumentoj disa prej shqetësimeve kryesore që i kemi si institucion i Avokatit të Popullit, lidhur me mos funksionimin e sistemit ligjor si sistem në tërësi. Pastaj disa prej sfidave kryesore të sistemit gjyqësor dhe në fund problemat administrativ që në fund të fundit përbejnë të tria shtyllat kryesore të asaj që njihet si mbështetje e platformës që quhet shtet. Janë këto tre shtylla që mbajnë parimet e ndarjes së pushteteve në Kosovë. Ndoshta referencën kryesore te problemet kryesore që në vazhdimësi që Kosova i ka pasur në sistemin ligjor. Ne i kemi përmend disa prej shqetësimeve në raportin vjetor këto dy vitet e fundit. Për mendimin tim personal, mirëpo edhe me disa ekspert që e njohin këtë lami dakordohen që po Kosova ka një problem të jashtëzakonshëm me sistemin në tërësi. Sepse i gjithë procesi i miratimit të ligjit në Kosovë ecën nëpër një rrugë të trasuar kaherë. Edhe ajo është nëpërmjet zyrave ligjore të ministrive përkatëse deri te një zyre në kryeministrin e vendit dhe pastaj në Kuvendin e Kosovës, në Komisionet përkatëse dhe në fund miratimi i ligjeve. Cili është rezultati, ju e dini fort mirë që një numër i konsiderueshëm në Kosovë sot janë në shpërputhje të jashtëzakonshme me ligjet tjera. Ka disproporcion, disharmoni, konflikt ose kur i korrigjon të dispozitave të një ligji me një ligj tjetër”, tha Jashari.