Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zëvendësministri i MPB thotë se ka një rënie të lehtë të azilkërkuesve nga Kosova

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, gjatë një takimi me përfaqësuesen regjionale për Evropën Juglindore të UNHCR-it, Anne Christine Eriksson ka thënë se ka një rënie të lehtë të azilkërkuesve kosovarë për këtë vit.

Ai gjatë këtij takimi, ku mori pjesë edhe shefi i misionit UNHCR për Kosovë, Narasimha Rao u zotua për një angazhim serioz dhe profesional në trajtimin e kësaj kategorie në nevojë, ashtu siç kërkohet me normativat ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoxha dhe Eriksson u pajtuan që Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka ngritur një sistem funksional në çështjen e azilit dhe se po punohet intensivisht në përmirësim të kapaciteteve ekzistuese përmes trajnimeve të ndryshme dhe bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare.