Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministri Mustafa i përgjigjet AAK-së: Pasi ta lexoni Raportin, do ta votoni Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, me një postim të vetin në Facebook, i është përgjigjur Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në pyetjen e saj “Pse nuk po publikohet Raporti “Islami”, transmeton Koha.net.

Mustafa, me këtë rast ka treguar se Raporti është dashur të publikohet në ueb faqen e Qeverisë ndërsa ka shfaqur shpresën se AAK do ta lexojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është teksti i Mustafës në Facebook:

Më vjen shumë mirë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po interesohet për Raportin e Komisionit të Ekspertëve për Matjen e Territorit të Kosovës. Siç e dini, këtë raport e ka aprovuar Qeveria të premten e kaluar, më dt. 3 mars 2017. Si kryeministër dje (më 6 mars) e kam nënshkruar Vendimin për aprovimin e Raportit dhe ditën e djeshme është dashur që ky dokument të pasqyrohet në Web-faqen e Qeverisë, të fillojnë përgatitjet që t’i përcillet Kuvendit dhe Presidentit të vendit.
Pres që AAK, pasi ta lexoj këtë Raport, do të bindet (edhe pse e di) se Kosova nuk e humb asnjë metër territor, prandaj edhe do ta votojë Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi. Të njëjtën gjë mendoj se do ta bëjë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën. Votohet për kufijtë ndërkombëtar të shtetit tonë.