Është mbyllur sot në mesditë mbledhja informale e kryeministrit Rama me ministrat e qeverisë së re, që u mbajt për dy ditë në Velipojë.
Kryeministri Rama, ministrat e propozuar prej tij për kabinetin e ri, si dhe Gramoz Ruçi e Taulant Balla, të propozuar për kryetar Kuvendi dhe kryetar Grupi parlamentar, janë larguar nga kompleksi turistik ku ishin mbledhur që dje paradite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas takimit informal nuk ka pasur deklarata për gazetarët. Taulant Balla iu përgjigj interesimit të mediave duke thënë se Velipoja do të bëhet një destinacion turistik. Ndërsa ministri Damian Gjiknuri u shpreh në dalje se të gjitha vendimet do të merren në Parlament.
Ndryshe nga takimi i javës së kaluar në Llogara, ku diskutimet u fokusuan më shumë te formati i qeverisë dhe institucionet në ngarkim të çdo dikasteri, mbledhja dy ditore e Velipojës u përqendrua te programi qeverisës, me të cilin Rama do të paraqitet në Parlament.