Kryeministri Edi Rama shuan dilemat për mundësinë e përfshirjes së Majlinda Bregut në qeverinë “Rama II”
“As nuk ka pasur në ndonjë rast, moment, ndonjë plan imagjinar ndonjë ide për të pasur Majlinda Bregun në qeveri”, tha Rama në mëngjesin e punës me gazetarët në Velipojë ku vijon takimi informal i qeverisë Rama 2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRama i quan zërat sponsorizimin që i bëhet një përpjeke për të goditur njerëzit që kanë pasur qëndrime të ndryshme brenda përbrenda PD-së.
“Nuk shoh asnjë trajtim të diferencuar, është e gjitha një histiri mediatike. Komisioni i Integrimit ka qenë i opozitës, do të jetë i opozitës. Përsëri opozita do të ketë të drejtën të zgjedhë kryetarin e apo kryetaren e Komisionit të Integrimit. Kjo lidhet me sponsorizimin që i bëhet një përpjeke për të goditur njerëzit që kanë pasur qëndrime të ndryshme brenda përbrenda PD-së. Kam parë me shumë keqardhje goditje të çuditshme kundër Astrit Patozit”.
“Nuk do të thotë që në këtë rast unë po përkëdhel Astrit Patozin. Nuk ka asnjë lloj pikëputhje me mua, por është e gjitha flluskë për të krijuar historira, ndërkohë që ne në çështjen e integrimit ne duhet të jemi bashkë”.
“E vërteta është që Majlinda Bregu ka qenë përfaqësuesja e PD për këtë aspekt. Nuk e kemi zgjedhur ne, por PD.”
Rama ka dhe një përgjigje për pyetjen: A mund të jetë Majlinda Bregu kryenegociatore në rast të çeljes së negociatave me BE-në
“Sa i përket kryenegociatorit apo kryenegociatores do ta trajtojmë në momentin kur do të na duhet dhe aty do të vlerësojmë se kush mund ta bëjë këtë punë më mirë. Sigurisht që do të ishte mirë që edhe në këtë rast të kishim një ndërveporim me opozitën dhe të mund ta zgjidhnim këtë me opozitën.”