Besnik Baraj, deputet i Partisë Socialiste do të drejtojë senacën e parë të kostituimit parlamenti të ri të dalë pas zgjedhjeve të qershorit.
Ora News kontaktoi me deputetin Baraj i cili konfirmoi se ishte njoftuar nga sekretaria e Kuvendit se do të jetë ai që do të drejtojë dy seancat e kësaj të shtune, 9 shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo pasi siç mësohet ish kryeministri Sali Berisha, siç kishte bërë në vitin 2013, ka refuzuar ta drejtojë këtë seancë, edhe pse është deputeti më i madh në moshë.
Po kështu mësohet se edhe dy deputetë e tjerë, Halim Kosova dhe Tritan Shehu, kanë refuzuar ta drejtojnë seancën duke u bërë kështu në bllok si opozitë.
Këtë të shtunë është parashikuar që Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet 2 herë.
Në orën 10:00, seanca parlamentare do të zgjedhë Këshillin e Verifikimit të Mandateve i cili do të mbarojë shqyrtimin e dokumentacionit të deputetëve brenda ditës, ndërsa në orën 18:00 seanca do të mblidhet për betimin e deputetëve.
Në seancën e pasdites, ora 18:00, do të zgjidhet edhe kreu i ri i Kuvendit, ku deri tani ka vetëm një propozim dhe ai është Gramoz Ruçi.
Zgjedhja e kryetarit të kuvendit bëhet pa debat. Ora News zbuloi disa dite më parë se opozita e djathtë do ta niste këtë sesion me protestë në shenjë refuzimi për emrin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të emërimit si ministër i Brendshëm të Fatmir Xhafajt.
Perberja e parlamentit- Në këtë sesion të ri parlamentar, Partia Socialiste ka 74 mandate dhe drejton e vetme qeverinë.
Partia Demokratike është forca e dytë politike, por e para në opozitë, në këtë sesion parlamentar ka 43 mandate, LSI në opozitë gjithashtu ka 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.