Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit në lidhje me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës, që do të mbahen më datën 22 tetor të këtij viti.
Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në mes Ushtruesit të Detyrës së Ministrit të Jashtëm, Emanuel Demaj, në emër të Republikës së Kosovës dhe Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila njëkohësisht ushtron edhe funksionin e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky Memorandum parasheh që Bashkimi Evropian do t’i dërgojë Qeverisë së Republikës së Kosovës një kopje të deklaratës të Misionit Vëzhgues të BE-së mbi të gjeturat dhe konkluzionet e hershme, e cila do të lëshohet pas Ditës së Zgjedhjeve Lokale dhe një kopje tjetër të raportit final të Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian, e cila do të lëshohet disa javë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare”, thuhet në një komunikatë të MPJ-së