Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë për Koha.net se arsyeja pse nuk ishin të pranishëm sot në vazhdimin e seancës konstitutive, ishte pritja e disa deputetëve nga koalicioni i tyre.
“Ne ishim në pritje të katër deputetëve të koalicionit tonë që ishin vonuar për seancë”, ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrasniqi ka shtuar se deputetët të cilët ishin vonuar janë, 2 nga PDK, një nga AAK dhe një nga NISMA, por që ka refuzuar t’i tregojë emrat e tyre, duke thënë se nuk është korrekte.
Shtyrjen e seancës për në orën 14:00 nga Adem Mikullovci, Krasniqi ka thënë se e ka bërë pa konsultimin e tyre.
“Kryesuesi i seancës e shtyu vazhdimin e seancës pa na konsultuar fare. Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë nga ky moment”.