Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Maqedonia do të votojë për Kosovën në Interpol”

Në fund të shtatorit, Maqedonia do të votojë për pranimin e Kosovës në Interpol, ka deklaruar Ivan Stoilkovski, deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe kryetar i Partisë Demokratike të serbëve, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse ka marrë përgjigje në pyetjen që e ka bërë në parlamentin maqedonas se si do të votojë Shkupi kur të vendoset për pranimin e Kosovës në Interpol, Stoilkovski për "Veçernje novosti" thotë se nuk ka marrë përgjigje porse “nuk ka dyshim se Maqedonia do të votojë për anëtarësim".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Dhe kjo, pas luftës diplomatike që ndodhi ndërmjet Beogradit e Shkupit, sërish do të shkaktojë tensione ndërmjet dy vendeve", ka vlerësuar ai.

Lidhur me debatin parlamentar të paralajmëruar për ligjin mbi gjuhët, ai ka thënë se ai është hyrje në federalizimin e Maqedonisë dhe ka shtuar se partia e tij bashkë me VMRO-DPMNE kanë paraqitur amendamentin me të cilin kërkohet i njëjti status si maqedonishtja e shqipja edhe për serbishten turqishten.