Gjysmë milioni euro më shtrenjtë dhe mbi vlerën e parashikuar të kontratës, Ministria e Forcës së Sigurisë e Kosovës ia ka dhënë tenderin për furnizim me municion për nevojat e FSK-së kompanisë së shenjëtarisë “Katana”.
Kjo ministri e kishte eliminuar nga gara kompaninë tjetër “Lenti & Fiocchi Munizioni S.P.A” me arsyetimin se njëri anëtar i grupit “Fiocchi Munizioni SPA” nuk ka qenë i regjistruar në platformën elektronike në rastin e hapjes së ofertës, edhe pse një gjë e tillë nuk ishte kërkuar në dosjen e tenderit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, vendimi për dhënien e kontratës është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, pasi ky institucion ka konstatuar se ka pasur shkelje të Ligjit të prokurimit publik gjatë procedurave tenderuese dhe lënda është kthyer në rivlerësim.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.