Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stavileci pranon se ka fyer me komente në Facebook

Ministri në detyrë i zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci u qëndron prapa komenteve të tij në rrjetin social Facebook.

Ai ditë më parë u shpreh i gatshëm edhe për përballje fizike me komentuesit , pas sulmit ndaj bashkëshortes së tij, Vitore Stavileci.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi në politikë, bëjmë garat e zhvillojmë betejat tonë. Po merremi vesh me partitë politikë, sado që të tjerët nuk janë të tilla, por këta, emblema e dhunës në vendin tonë, a duam burrash, e bëjmë burrash, me këdo për neve, nuk ka problem. Secilit do t’ia kthej me përgjigjen meritore. Për nënën, gruan, motrën, ti çfarë do bëje?. Të njëjtën secili. A kam thënë diçka për gjuajtën me vezë, asnjë koment se kam dhënë. Matemi s’është problem. Të femrat, te gratë, te vajzat, t’i lëmë të qeta, ta lëmë të qetë familjen”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se gruaja e tij po merr veten ndonëse trauma është e madhe, sidomos për vajzën.

“Ajo po e merr veten por normalisht që është traumë e madhe, sidomos për vajzën tonë por edhe për familjarët, të gjithë kanë mbetur pa tekst. Do të donim shumë që rasti të ndriçohej, por do të japim porosi të tilla që kudo jo vetëm në politikë mund ta ndalojnë veprimin”, ka thënë ai.