Janë bërë më shumë se 5 vjet që Fatmir Limaj vazhdon të ballafaqohet me drejtësinë, raporton KTV.
Ai dhe avokati i tij janë kthyer në gjykimin në rastin e MTPT-së, ku Limaj dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, marrje dhe dhënie e ryshfetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto vepra dyshohet se janë kryer në kohën sa Limaj ishte ministër i Transportit.
Për këtë, dëshminë e ka vazhduar Beqir Deda, pronar i kompanisë për ndërtim rrugësh “Burimi”.
Gjyqtarja Maria Tuma e ka ndaluar xhirimin e fytyrës së dëshmitarit me arsyetimin se ai nuk ndihet rehat të flasë para kamerave.
Kur është pyetur nga prokurori, Deda ka thënë se nuk i kujtohet nëse ka aplikuar për tenderin e për mirëmbajtjen verore të rrugëve në rajonin e Ferizajt në 2008.
Por, kur prokurori ia ka treguar atij ofertën që e kishte bërë, Deda ka pranuar se është oferta e kompanisë së tij me nënshkrim të tij.
Gjykimi vazhdon me seanca tjera gjatë muajit shtator.
Çfarë ndodhi sot në gjykimin ndaj Fatmir Limajt... by kohanet