Në vështrimin rreth dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, të cilin e kanë hartuar ekspertë nga Universiteti Columbia, Brukselit e Uashingtonit u rekomandohet që të ndërmarrin hapa për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dhr insistojnë që Serbia ta njohë Kosovën, transmeton Koha.net.
Raporti i ri, siç njofton portali serb telegraf.rs , është publikuar të martën me titullin Raporti për implementimin e dialogut Kosovë – Serbi dhe thotë se ndërmjetësit duhet të marrin qëndrim më të rreptë në dialogun vazhdues të Beogradit e Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti i publikuar në Programin për ndërtimin e paqes dhe të së drejtës në Institutin e të drejtave të njeriut në Universitetin e Columbias propozon që bisedimet të përfundojnë brenda 18 muajve.
Ai thotë se “cilado palë që e pengon, BE do të duhej të suspendonte ndërmjetësimin dhe të ngrinte fondet e BE-së ".
Raporti, si përcjell portali serb, thotë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës me qëllim të ruajtjes së paqes dhe pasi njohja është guri themeltar për normalizimin e marrëdhënieve.
Rekomandohet që negociata e Serbisë për anëtarësim në BE të ndërlidhen me përparimin e dialogut Kosovë – Serbi.
“Edhe pse Kosovën e kanë njohur 114 vende, Serbia edhe më tej pengon përpjekjet e Kosovës në arritjet e njohjeve globale” ka deklaruar David L. Philips, autor i raportit.
Raporti thotë se normalizimin e marrëdhënieve do të përfshijë anëtarësimin e Kosovës në KB, Kosova Serbia të punojnë në kriteret për anëtarësim në BE duke hyrë njëkohësisht në të.
Raporti thotë se çështjet kritike që duhet zgjidhur janë të pagjeturi, kompensimi i dëmeve të luftës, integrimi i minoritetit serb dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës.