Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dhe Kroacia kanë shumë ura që i lidhin

Prishtinë, 6 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot një delegacion të deputetëve të Parlamentit të Kroacisë, të shoqëruar nga ambasadorja kroate, Marija Kapitanoviq.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se presidenti Thaçi ka falënderuar deputetët kroat për vizitën e tyre në Kosovë, në veçanti për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E çmoj miqësinë historike me Kroacinë. Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në çdo forum”, ka theksuar Presidenti.

Nga ana tjetër, ambasadorja kroate, Marija Kapitanoviq u shpreh se Kosova dhe Kroacia kanë shumë ura që i lidhin, e më e vlefshmja janë komunitetet respektive, ai shqiptar në Kroaci dhe ai kroat në Kosovë.

Në fund, presidenti Thaçi ka theksuar se do të angazhohet për avancim të përfaqësimit të komunitetit kroat në institucionet e Kosovës.