Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikalistët pensionistë të “Trepçës” mirëpresin koalicionin PANA, kërkojnë formim sa më të shpejtë të institucioneve

Foto: Driton Paçarada / KD

Sindikata e Pavarur e Pensionistëve të Kombinatit “Trepça” (SPP), e ka mirëpritur marrëveshjen për formimin koalicionit në mes të PAN-it dhe AKR-së, me të cilën, sipas SPP-së, tashmë janë krijuar të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve të reja, pas gati tre muajve që janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme nacionale.

“Ne drejtuesit e SPP të Kombinatit “Trepça” përmes kësaj komunikate njoftojmë opinionin e gjerë se para se të arrihej kjo marrëveshje, bashkë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Minierës me Flotacion “Trepça” në Stantërg, me kërkesën tonë kemi mbajtur një takim me kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, tek i cili kemi apeluar dhe e kemi lutur që të angazhohet fuqishëm për themelimin e institucioneve të reja, në mënyrë që vendi të mos futet në krizë edhe më të thellë, ndërsa që pasojat do të ishin shumë më të rënda”, thuhet në këtë komunikatë të SPP-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sindikalistët e “Trepçës” thonë se në takim e kanë kemi njoftuar Bahtirin edhe “me gjendjen e rëndë që aktualisht mbretëron në ‘Trepçë’, gjendje e cila në mungesë të funksionimit të institucioneve të reja, do të përkeqësohej akoma, si dhe e kemi njoftuar për gjendjen e rëndë ekonomiko-sociale të punëtorëve dhe pensionistëve të “Trepçës”, por edhe të qytetarëve në përgjithësi”.

“Duke pas parasysh një gjendje të këtillë, ne në emër të sakrificës së minatorëve kërkuam nga kryetari Bahtiri që të jap kontributin e tij për zhbllokimin e situatës dhe formimin e institucioneve sa më parë, në mënyrë që “Trepça” dhe ekonomia e vendit të mos dëmtohen, por të filloj zhvillimi më i hovshëm i tyre”, theksohet në këtë komunikatë.

Po ashtu, SPP thotë se me këtë rast kanë kërkuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe institucionet tjera që do të duhej të formohen sa më shpejt, të tregojnë interesim shumë më të madh për zgjidhjen e problemeve të shumta të minatorëve, në veçanti çështjen e pensionimit të tyre.

SPP e Kombinatit “Trepça” vlerëson se marrëveshja për koalicionin për formimin e institucioneve të reja është një veprim patriotik dhe në interes të vendit dhe qytetarëve të tij, andaj kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, drejtuesit e koalicionit dhe nga të gjithë faktorët tjerë relevantë që të sillen me përgjegjësi dhe që pa humbur kohë t’i formojnë institucionet e reja me qëllim që të evitojnë vazhdimin e mëtutjeshëm të krizës institucionale, e cila edhe ashtu deri tash i ka shkaktuar pasoja të rënda vendit dhe qytetarëve.