Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema priti në takim studentët organizatorë të edicionit të dytë të konferencës “University of Prishtina International Student Conference - UPISC”.
Në këtë takim, i cili u zhvillua në ambientet e Rektoratit, presidenti i UPISC-it, Besnik Avdiaj e informoi rektorin Dema dhe bashkëpunëtorët e këtij të fundit me rrjedhën e konferencës, njëherësh i dorëzoi atij edhe raportin e me shkrim të këtij edicioni. Ndërkaq, Dema, studentët organizatorë i shpërbleu me mirënjohje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi i falënderoi studentët për punën e bërë, ai premtoi se Menaxhment i UP-së do të jetë çdo herë përkrahës i aktiviteteve të tilla, i UPISC-së në veçanti.
“Aktivitetet e tilla të suksesshme të studentëve na bëjnë krenarë dhe janë pasqyra e vërtetë e studentëve të Universitetit të Prishtinës. Gjithmonë llogaritni në mbështetjen tonë, të çfarëdoshme, mos u ndalni, sepse vetëm kështu do arrijmë t’i japim imazhin e duhur UP-së”, u tha Dema studentëve.
Punën e Komitetit organizativ të UPISC-së e vlerësoi lartë edhe prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare, prof. dr. Teuta Pustina, e cila tha se ndjehet shumë krenare që nga UP-ja po dalin studentë të tillë të suksesshëm.
Në anën tjetër, presidenti i UPISC-së, Besnik Avdiaj, tash student i diplomuar në Fakultetin Ekonomik të UP-së, falënderoi Rektorin për mbështetjen e dhënë në organizimin e konferencës, si dhe specifikisht për kohën e ndarë për realizimin e kësaj ceremonie simbolike të shpërblimit me mirënjohje. Falënderime për menaxhmentin e UP-së pati edhe studenti organizator, Besim Kadiri, i cili tha që ky ekip edhe më tutje do të punojë në realizimin e këtij aktiviteti akademik, që në të ardhmen UPISC-i të shndërrohet në traditë për UP-në.
Edicioni i parë i UPISC u zhvillua në maj të vitit 2016, ndërkaq edicioni i dytë, i cili u zhvillua në periudhën 2-7 maj 2017, pati 80 pjesëmarrës nga 35 vende të botës, përfshirë këtu studentë nga vende të largëta e nga ato të cilat ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Studentët e shpërblyer me mirënjohje janë:
Besnik Avdiaj
Vegim Hoti
Edmon Ademi
Besim Kadiri
Fjolla Besimi
Ardita Uka
Gentiana Dervishaj
Rita Gjana
Gentiana Mehmeti
10. Jehona Gjergji
11. Kaltrina Kodraliu