Në Shqipëri kanë mbërritur 6 automjetet e para të blinduara, pjesë e 248 mjeteve të tilla që Qeveria amerikane i ka ofruar në formë dhurate për ushtrinë shqiptare. Në total vlera e tyre shkon në 12 milion dollarë.
Shqipëria është “një nga katër aleatët e NATO-s në Europë që merr këto makina të avancuara”, u shpreh ambasadori amerikan Donald Lu në ceremoninë e marrjes në dorëzim të automjeteve nga autoritetet shqiptare. Ambasadori amerikan theksoi se qeveria e SHBA-ve është e përkushtuar të forcojë aftësitë e ushtrisë shqiptare si aleat i NATO-s. “Kjo aftësi e re do të jetë një hap vendimtar që Forcat e Armatosura të Shqipërisë të arrijnë objektivin parësor të NATO-s që të kenë një grup këmbësorie të modernizuar plotësisht operacional dhe autonom deri në 2019”, deklaroi ambasadori Lu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli “në rritjen e standardeve të Forcave të Armatosura, këto mjete janë pjesë e paketës së mjeteve të blinduara, një projekt të cilin ne e nisëm së bashku që në vitin 2015. Kjo ndihmë vjen absolutisht në kohën e duhur, në momentin kur Batalioni i Dytë i Këmbësorisë po rrit ndjeshëm angazhimet në kuadër të Aleancës dhe kjo do të ndikojë cilësisht në përmbushjen e detyrimeve dhe objektivave e kapaciteteve” deklaroi ministrja Kodheli duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara janë “një aleat dhe mik strategjik i Shqipërisë.
Automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMWV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1 pushkatar, peshojnë 6 ton si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km. Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhedhës.