Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me një kumtesë për medie ka shtruar pyetjen pse Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë publik raportin e Komisionit "Islami" për matjen e territorit të Kosovës!?, transmeton koha.net.
Ky është teksti i kumtesës:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri kishte premtuar se do ta bënte publik menjëherë dhe nuk e bëri. Kryeministër tregoni opinionit publik se pse po e mban fsheht këtë raport.
Çka ka ai që nuk duhet ta dijë populli i Kosovës?
Pse po frikohesh ta bësh publik?
Fundja populli ka të drejtë ta dijë se çfarë bëri ky komision dhe si ndodhi që territori i Kosovës të dalë më i madh dhe njëkohësisht të rritet edhe territori i Malit të Zi.
Cila është magjia që përdori Komisioni i "argatit" tuaj Kryeministër!
Ju nuk mund ta mbani të fshehtë punën e Komisionit që është paguar me taksat e qytetarëve të Kosovës.
Kryeministër a jeni hala kryeministër i Kosovës, apo e keni ndërruar selinë.
AAK është e zhgënjyer me fshehjen e këtij raporti dhe i ka dyshimet e saj për motivet e kësaj fshehje!