Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK dënon mostransparencën e liderëve të koalicionit karshi mediave

Rezidenca e Behgjet Pacollit është shndërruar vend i lidhjeve të koalicioneve të subjekteve politike. Brenda 4 muajve në shtëpinë e tij, u nënshkruan dy koalicione, raporton KTV .

Më 16 maj, AKR-ja nënshkroi koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe të hënën koalicionin për hyrje në Qeveri me koalicionin PDK-AAK-Nisma. Përveç një medie online, pronar i së cilës është Rrahim Pacolli, dyert e shtëpisë së Behgjet Pacollit ishin të mbyllura për mediat e tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar mostransparencën e liderëve të koalicionit karshi mediave.

Sipas AGK-së, ky fakt dëshmon se gazetarët në të ardhmen do të përballen me situata të tilla.

Gazetarët që u kufizuan të kenë qasje për raportim të kësaj marrëveshjeje, thonë se u bë selektim i qëllimshëm i mediave. Kërkojnë që kjo praktikë të ndalohet.

Meqë dera e villës së Behgjet Pacollit ishte e mbyllur për media, këtë e shfrytëzuan edhe liderët e partive që nënshkruan marrëveshjen e koalicionit, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj, që të largoheshin pa thënë asnjë fjalë para gazetarëve të tjerë të mbledhur aty.


AGK dënon mostransparencën e liderëve të... by kohanet