Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia e Kosovës: Nuk ka shtim të azilkërkuesve kosovarë në vendet e BE-së

Në një kumtese për medie, Policia e Kosovës ka theksuar se pas deklarimeve dhe publikimeve të disa informacioneve të fundit nëpër disa portale dhe mediume të caktuara lidhur me gjoja një “fluks apo eksod të ri të kosovarëve” Policia e Kosovës njofton opinionin e gjerë lidhur me këto informacione, transmeton koha.net.

Kumtesa thotë se anë ndërmarr veprime për verifikim të këtyre informacioneve dhe bazuar në punë operative të zyrtarëve policor dhe në bashkëpunim me ministrinë e transportit dhe infrastrukturës, si dhe autoritetet tjera është konstatuar se nuk bëhet fjalë për kurrfarë eksodi të qytetarëve tanë dhe se nuk ka vend për shqetësime të tilla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas kësaj kumtese nuk ka asnjë konfirmim nga asnjë shtet i BE -se, se ka rritje të numrit të kërkesave të kosovarëve për azil në këto shtete.

Gjatë sezonit sezonit, vazhdon kumtesa, veror vendin tonë e kanë vizituar shumë bashkatdhetarë tanë, prandaj një numer i madh i tyre kanë perfunduar pushimet dhe festat dhe si zakonisht kthehen nëpër vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Autoritetet tona kanë njoftuar rregullisht permes mediave për qarkullimin dhe fluksin nëpër pikat e kontrollit kufitar si në hyrje dhe dalje të Republikës së Kosovës dhe masat e ndermarra për lehtësim në qarkullim, prandaj raportimet për ikje masive apo eksod të qytetarëve në mënyra tjera janë të pavërteta, thotë ndër të tjera kumtesa .