Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj: AAK ende s’i ka caktuar ministrat

Edhe pse tashmë është përfolur në media se partitë në koalicion PAN dhe AKR kanë ndarë Ministritë me të cilat do të udhëheqin, ende nuk dihen emrat që do të udhëheqin me to.

Gjatë ditës mediat kanë raportuar se AAK ka caktuar emrat që do të emërohen ministra, por në AAK kanë deklaruar se ende nuk është caktuar asnjë emër i ndonjë ministri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pal Lekaj tha për KosovaPress se AAK-ja ende nuk i ka caktuar personat të cilët do të jenë ministra në dikasteret që do t’i udhëheq AAK-ja. “Ende nuk i kemi caktuar ministrat", tha Lekaj.

Pas arritjes së marrëveshjes mes PAN-it dhe AKR, AAK do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, të FSK-së dhe të Infrastrukturës