Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar njëvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan nga Papa Françesku.
Thaçi shkruan se sot Prishtina po feston dyfish: Njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti thotë se Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin.
Postimi i Thaçit:
Një vjet më parë, mora pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Francesku, në Vatikan. Si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin.
Sot po festojmë dyfish: njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj.