Deputeti i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bashkimi i AKR-së me PAN-in ka bërë që konstitutimi i institucioneve të reja të Republikës së Kosovës do të varet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Pas marrëveshjes së mbrëmshme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiqit”, tha Kurti në një postim në Facebook, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje, ai tha se dalja e AKR-së nga koalicioni LAA ka bërë që “apetitet nga njëra anë” dhe “pasiviteti nga krahu tjetër”, të humbin edhe një shans shtesë pas atij të VLAN-it.
Kurti, që njëherësh është edhe kandidati më i votuar për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, ka thënë se pasiviteti, duke iu referuar LDK-së ndonëse nuk e përmend me emër, “është gabimi më i madh”.
Megjithatë, Kurti thotë se dje u shpërbë edhe koalicioni tjetër PAN.
“Marrëveshjen me kryetarin e AKR-së nuk e bëri kryetari i PAN, por të tre kryetarët e tre partive të PAN-it (prej 12 sosh gjithsej) që kanë deputetë në legjislaturën e gjashtë. Koalicionet parazgjedhore të oportunizmit po shthuren. Po kthehemi te partitë, te përmasat e tyre, tek ato si masë”, ka thënë ish-lideri i VV-së.
“Shteti nuk është karrige. Shteti ka karrige. Por, ka edhe karrige pa shtet, karrige në kurriz të shtetit. Pushteti i varur nga Serbia, e var pavarësinë e shtetit”, thotë ai, ndërsa postimin e përfundon me një paralajmërim për një referendum të ri: “26 vjet më vonë, 22 tetori i vitit 2017 po bëhet referendum i ri”.