Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjatë gushtit, në Shqipëri gjatë një dite kanë hyrë nga 13.500 persona

Gjatë gjithë muajit gusht ka pasur një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në Shqipëri, krahasuar me një vit më parë, ku numri arrin deri në 13.500 shtetas shqiptarë dhe të huaj në ditë.

Këto të dhëna janë publikuar nga Komisariati i Policisë Kufitare Rinas, ku theksohet po ashtu se aktualisht në Rinas po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë gjithë muajit gusht nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 9 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”. Janë kapur 8 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe. Janë proceduar penalisht për veprën penale atë të “Braktisjes së fëmijëve të mitur” 4 shtetas (dy burra e dy gra)”, thotë Komisariati i Policisë Kufitare Rinas, raporton Koha.net.

Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë 177 shtetasve.

Aktualisht, Policia thotë se janë forcuar edhe masat në drejtim të parandalimit të akteve terroriste.

Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për t'u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.