Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe sivjet mësimi nuk filloi në të gjitha shkollat

Me disa probleme ka nisur viti i ri shkollor 2017/2018.

Edhe kësaj radhe, sikurse çdo vit tjetër, mësimi nuk ka filluar në të gjitha shkollat e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të paktën në 4 prej tyre në nivel të Kosovës, mësimi nuk ka nisur për shkak se nuk janë kryer me kohë rinovimet.

E në disa shkolla, dita e parë e shkollës është shoqëruar me probleme të tjera.

Në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, disa nxënës që për herë të parë janë ulur në bankat shkollore janë kthyer të dëshpëruar.

Kjo pasi, siç janë shprehur prindërit e tyre, dy mësuese kanë munguar që në ditën e parë dhe nxënësit nuk kanë mbajtur mësim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.