Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për mosftimin e të gjitha mediave me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes koalicionit PAN dhe AKR-së.
AGK ka dënuar seleksionimin e mediave nga PAN-AKR me rastin e nënshkrimit të koalicionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas AGK-së, ky veprim tregon qëllimin për ikjen e disa personaliteteve nga mediat dhe gazetarët.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh indinjatë të thellë me rastin e mosftimit të mediave gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit PAN - AKR. AGK konsideron se në këtë aktivitet do të duhej të ftoheshin të gjitha mediat pa përjashtim. Veprimi i sotëm i koalicionit PAN - AKR ka për qëllim ikjen e personaliteteve të caktuara politike nga mediat dhe gazetarët. Poashtu me këtë veprim, koalicioni në fjalë ka pasur për qëllim që diktojë raportimin e mediave për këtë marrëveshje që paraqet interes të jashtëzakonshëm për opinionin publik”, thuhet në reagim. “AGK kërkon angazhim më të madh të subjekteve politike, sidomos atyre që mëtojnë ardhjen në pushtet që të jenë të gatshme të ballafaqohen dhe bashkëpunojnë me gazetarët”.