Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq, ka vlerësuar vizitën e sotme të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në Luginën e Preshevës si njërën ndër provokimet me qëllim të destabilizimit dhe kërcënimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.
“Flamujt e Shqipërisë me të cilat Nishani është pritur sot në Bujanoc, si dhe injorimi i simboleve zyrtare shtetërore të Republikës së Serbisë dhe institucioneve të saja, paraqet një shkelje të ashpër të të gjitha rregullave diplomatike. Lënia anash e himnit të Serbisë me rastin e pritjes së presidentit shqiptar është tallje me shtetin tonë dhe të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë Popoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo