“Më përpara shkoj në tabut sesa me PDK-në”. Kështu kishte deklaruar nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, në kohën kur flitej se partia e tij, e prirë nga Behgjet Pacolli mund të kalojë në koalicion me PAN-in e prira nga PDK-ja.
Bahtiri, që është kryetar i Komunës së Mitrovicës, dhe synon edhe një mandat tjetër në krye të kësaj komune kishte deklaruar kësisoj në një intervistë për KTV-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën mbrëma ai ka qenë në rezidencën e Pacollit, dhe ka shtrënguar duart me kreun e PDK-së, Kadri Veseli. Pak minuta pas nënshkrimit të Marrëveshjes, portali Koha.net ka provuar të kontaktojë me Bahtirin, por ai e ka fikur telefonin. Nuk dihet qartë se cila do të jetë e ardhmja politike e Bahtrit, nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e AKR-së që iu bashkua PDK-së dhe PAN-it.
Koha.net ka provuar gjithashtu të kontaktojë me deputetin Korab Sejdiu, që kishte deklaruar se edhe nëse AKR-ja shkon me PAN-in ai nuk do të ketë votë për ta.
Bahtiri thoshte se më parë shkon në tabut se me... by kohanet