Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Pacolli: Me këtë koalicion do t’i shtyjmë proceset përpara

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i është bashkuar koalicionit PAN, duke nënshkruar marrëveshje me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, atë të AKR-së, Ramush Haradinaj dhe të Nismës, Fatmir Limaj.

Marrëveshja është nënshkruar para pak çastesh në rezidencën e Pacollit në HAjvali, ku para zgjedhjeve të 11 qershorit Palli kishte nënshkruar koalicionin parazgjedhor me LDK-në.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më rastin e nënshkrimit të marrëveshjet, Pacolli tha se qytetari dhe shtetndërtimi i Kosovës ka qenë interesi i cili ka bërë që AKR të nënshkruajë sot me PAN-in marrëveshjen për të qeverisur me vendin, raporton KP.

“Me këtë koalicion do t’i shtyjmë proceset përpara. Jam i bindur se do të kemi harmoni me kryeministrin Haradinaj”, është shprehur Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas tij, ky koalicion dëshmon fuqinë për të sfiduar problemet që ka përpara Kosova.