Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj flet me zyrtarë të BE-së për reformat evropiane të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, njofton kumtesa nga MPJ, transmeton Koha.net.

Duke e falënderuar për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës, ministri Hoxhaj e ka njoftuar atë për angazhimin e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet në procesin e integrimeve evropiane si dhe për të zbatuar të gjitha reformat e nevojshme në këtë rrugëtim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast ministri Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e një perspektive të qartë evropiane për të gjithë rajonin, e në veçanti për Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër drejtoresha Calavera ka rikonfirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës, duke nënvizuar se BE-ja është e interesuar që i tërë rajoni të jetë i suksesshëm në integrimet evropiane.