Përfaqësuesit e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe homologët e tyre nga Mbretëria e Tajlandës, kanë nënshkruar të hënën një Memorandum Mirëkuptimi për promovimin e bashkëpunimit më të ngushtë në trajnimin e diplomatëve dhe shkëmbimit të përvojave në çështjet e interesit të përbashkët, duke hapur dritare të reja bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.
Siç njofton MPJ e Kosovës, nënshkrimi i këtij Memorandumi u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të MPJ-së, Ambasadori Beqir Ismaili dhe dekanja e Institutit për Marrëdhënie me Jashtë - Devaëongse Varopakarn, Ambasadorja Nongnuth Phetcharatana.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeç nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, delegacioni tajlandez, i shoqëruar edhe nga Ambasadori i këtij shteti në Hungari, Jakkrit Srivali, janë pritur në një takim të ndarë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, ku janë shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të mëtejme të bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve edhe në fusha të tjera.
Pas takimeve dy-palëshe në MPJ, delegacioni tajlandez i ka bërë një vizitë edhe Muzeut të Kosovës, ndërsa më pas kanë zhvilluar një drekë pune me Ministren në detyrë për Dialog të Republikës së Kosovës, Edita Tahiri dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme.