Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rezidenca Gjermane me banesa në parim me norma Evropiane dhe Gjermane të ndërtimit

Në fund të rrugës Enver Maloku, në një ambient të pastër, të gjelbër dhe shumë të qetë, janë të vendosura banesat gjermane. Të ndërtuara në stilin gjerman dhe me cilësi të lartë të izolimit dhe materialeve nën mbikëqyrje të ekspertëve gjerman, banesat e reja të Rezidencës Gjermane tani më janë të gatshme për t’u blerë nga të interesuar të ndryshëm.

Planifikim modern, hapësirë të gjelbëruar, parking për të gjithë, trotuare për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe të sigurt, mure akustike dhe termike me qëllim të ruajtjes së ambientit intim familjar, parket bungu të klasit të parë, dritare të hapura deri në dysheme, lëvizëse me xhama loë-in dhe dyer të cilësisë më të lartë, banjo me sanitari bashkëkohore, janë vetëm disa nga specifikat e banesave të sapo-përfunduara në Rezidencën Gjermane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

‘Ne kemi promovuar një stil tjetër të të jetuarit në Prishtinë. Jemi kujdesur që e gjithë faza e ndërtimit dhe e planifikimit të jetë e bazuar në kritere gjermane të ndërtimit, duke siguruar kështu kualitet si dhe planifikim të mirëfilltë të hapësirave dhe të banimit.’, thekson Dr. Kushtrim Shala, njëri nga investitorët në Rezidencën Gjermane.

‘Jemi siguruar që materialet të jenë të cilësisë më të lartë dhe të markave të famshme botërisht. Ndërtimi është bërë sipas standardeve Gjermane dhe Evropiane në pajtim me normat EC1 deri në EC8, DIN 277-3, Wohnungsbau-Normen (DIN).’, shton z. Christian Hammeke, bashkëpunëtori i Dr. Shala, gjatë bisedës me redaksinë.

Ndërtesa është e izoluar me fasadë të ventiluar që përveç tjerash siguron efiçencë të lartë të energjisë, ajrosje natyrale dhe izolim maksimal termik. Është e qëndrueshme edhe ndaj kushteve ekstreme atmosferike, parandalon lagështinë dhe mundëson jetesë në temperature optimale gjatë gjithë stinëve.

Bashkë-investimi i Dr. Kushtrim Shala dhe z. Christian Hammeke nga Gjermania, ka bërë që qytetarë të Prishtinës tani të mund të kenë vendbanimin e tyre ideal të ndërtuar me kritere evropiane në qytetin e Prishtinës, duke filluar nga vetëm 770 euro për metër katror.

Rezidenca Gjermane po ashtu obligohet t’i përmbushë të gjitha obligimet ligjore mbi bazën e pronësisë, përfundimisht deri në ditën e dorëzimit të banesës në posedim të blerësit.

*Artikulli i sponsorizuar nga Rezidenca Gjermane

 

Image