Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia qëndron prapa Mitroviqit, kërkon nga Kosova lirimin e tij

Oficeri për ndërlidhje i Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviq ka vizituar sot në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, Podujevë, Bogdan Mitroviqin, të arrestuar para një jave në Suharekë me akuzën për krime lufte ndaj popullatës civile në Sopijë kësaj komune në vitin 1999, transmeton Koha.net.

Pas takimit, Paviçeqviq i ka thënë tanjugut se me Mitroviqin ka biseduar një orë, se ai si është mirë me shëndet, fizik e psikik, se i ka thënë që Serbia fuqimisht qëndron prapa tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka apeluar tek organet e drejtësisë së Kosovës që ta hetojnë rastin sërish, pasi, sipas tij, nuk ka indikacione që ai të ketë bërë krime lufte.

Paviçeviq po ashtu ka apeluar tek EULEX që, siç ka thënë ai, ta mbrojë të drejtën e Mitroviqit.

Sipas Paviçeviqit, i vetmi faj i Mitroviqit, “është pse ai është serb”.

Ai ka shtuar se disa herë Kosovës i është bërë kërkesa që Mitroviq të dërgohet në burgun Mitrovicës.