Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe zyrtarisht i ka dërguar shkresën kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për të mbështetur qytetarët e Houston të SHBA-ve, pas përmbytjeve të nxitura nga uragani Harvey.
Lexoni edhe:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThaçi kërkon nga Qeveria të ndajë 100 mijë dollarë për të prekurit nga uragani Harvey në SHBA
Në shkresën drejtua kryeministrit, presidenti Thaçi ka kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i ndaj së paku 100 mijë dollarë për qytetarët e prekur nga uragani në Houston.
Lexoni edhe:
Mustafa e kundërshton mënyrën e kërkesës së Thaçit për ndihmë SHBA-së pas përmbytjeve
Kjo është shkresa e plotë e presidentit Thaçi drejtuar kryeministrit, Isa Mustafa:
“I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, Z. Mustafa,
Duke njohur përkrahjen e madhe që ka dhënë dhe po japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lirinë dhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës,
Duke marrë parasysh shpirtin solidar të popullit të Kosovës, që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën,
Duke ndjerë shqetësimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të ndara me shqetësimet dhe zhvillimet në Hjuston, pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey,
I bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim urgjent për ndarjen e së paku njëqindmijë dollarëve amerikanë (100.000 US$), në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë. Jam i vetëdijshëm që kjo shumë është simbolike, por ne, si një shtet i ri, por me një traditë shekullore të solidaritetit, gjithmonë kemi ndihmuar me aq sa kemi pasur mundësi.
I nderuari Z. Mustafa,
Jam i bindur që Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilën Ju e udhëhiqni, në një kohë sa me të shpejtë, do të bëjë ndarjen e kësaj shume simbolike financiare si dëshmi e solidaritet të qytetarëve të Republikës së Kosovës me qytetarët e Hjustonit”.
