Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Si kaloi vizita e presidentit të Shqipërisë Nishani në Luginë të Preshevës

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka qëndruar për vizitë në Luginë të Preshevës. Shumë qytetarë kanë dalë nëpër rrugë që ta presin atë, ndërsa në duar mbanin flamuj kombëtarë,raporton KTV.

Takimin e parë e zhvilloi me kreun e Bujanocit, Shaip Kamberi, komunë kjo e banuar me 62 për qind shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Nishani është shprehur se vizita në një ditë të veçantë si 7 Marsi e bën krenar këdo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti Nishani ka lavdëruar shqiptarët e Luginës për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Ndërsa kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka shprehur shqetësimin për mungesën e arsimimit në gjuhën amtare, për shkak të mungesës së teksteve shkollore.

Nishani, gjatë ditës, ka vizituar edhe Preshevën. Vizita e Bujar Nishanit në Luginë të Preshevës është e para e një presidenti shqiptar që nga viti 1948.