Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pupovci: Cilësia e arsimit në Kosovë mbetet problem i madh

Foto: Koha

Eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci vlerëson se cilësia e arsimit në Kosovë vazhdon të mbetet një problem i madh, shkruan sot Koha.

Këtë, sipas tij, e vërtetojnë edhe testet ndërkombëtare, siç është PISA, por edhe informatat që vijnë nga brenda, posaçërisht ato që ndodhin rreth testeve kombëtare ku një numër i konsiderueshëm i nxënësve u qasen rrugëve të tjera për të treguar sukses pozitiv.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Se cilësia në arsim nuk është e mirë, Pupovci thotë se e tregojnë edhe informatat që vijnë nga shkollat e kjo, sipas tij, mund të vërehet edhe në jetën e përditshme, në regjistrimin e të rinjve në universitet, si dhe me rastin e punësimit të tyre, ku qoftë universiteti, qoftë punëdhënësit ankohen për cilësinë e njohurive që fitohen në shkolla.

Tre hapat kryesorë në mënyrë që të përmirësohet cilësia në arsim, Pupovci thotë se janë: përdorimi më i madh i teknologjisë në shkolla, përgatitja e vazhdueshme e mësimdhënësve dhe sigurimi i cilësisë përmes një monitorimi nga institucionet arsimore.(Intervistën e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.