Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, njfotn kumtesa presidenciale, transmeton koha.net.
Mustafa foli për avancimin e rrugës integruese evropiane të Kosovës dhe progresin që po arrihet në shumë fusha brenda vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit, u bisedua për përgatitjet lidhur me mbajtjen e Samitit të Triestes, për Agjendën e Reformave Evropiane, për reformën e administratës publike si dhe proceset që lidhen me zbatimin e MSA-së, zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit të së drejtës.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur mbështetje të mëtejme të Komisionit Evropian për proceset dhe reformat evropiane në Kosovë.