Ipeshkvia e Kosovës po bën përgatitjet e fundit për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza", ndërtimi i së cilës filloi më 26 gusht të vitit 2005, ndërsa u inaugurua në vitin 2010.
Don Lush Gjergji, duke treguar për Radio Kosovën se çka është shugurimi, tha se me shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”, kjo katedrale do të jetë në shërbim të Zotit, gjithë besimtarëve të krishterë dhe njerëzve vullnet mirë të gjithë botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shugurimi i ndonjë kishe, katedrale apo shenjtërore është akti përfundimtar, apo akti final i një objekti, i cili i kushtohet Zotit, ndonjë shenjti apo shenjtëreshe, dhe vihet në shërbim të besimtarëve dhe të gjithë njerëzve vullnet mirë”, ka thënë ai.
Don Lush Gjergji tha se me shugurimin e katedrales po realizohet një nevojë e kamotshme e kishës vendore në Kosovë dhe një ëndërr e të ndjerit Imzot Mark Sopi. Gjergji tha se shugurimi i katedrales, i cili do të bëhet me 5 shtator, ka një rëndësi të madhe, sepse i kushtohet bijës, motrës, nënës sonë, të shenjtës Nënës Terezë.
“Kjo për ne e ka një rëndësi të veçantë, sepse i kushtohet bijës, motrës dhe nënës tonë, Shën Terezës. Dhe këtë e kemi bërë enkas në 20 vjetorin e vdekjes, apo kalimit të saj në amshim. Dhe në një vjetorin e shenjtërimit të saj”, tha Gjergji.
Don Lush Gjergji tha për Radio Kosovën se me Nënën Terezën, emrin e së cilës e mbanë shenjtërorja dhe katedralja e cila do shugurohet, populli shqiptar paraqitet më së miri, sepse, siç tha Gjergji, Nënë Tereza është ambasadorja jonë më e mirë.
Gjergji tregoi se në shugurimin e katedrales do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Vatikanit, kardinali shqiptar, Ernest Troshani, prania e të cilit e bën edhe më madhështore shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”.