Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muhaxhiri: I pamundur bashkëpunimi LAA-VV pas zhvillimeve të fundit

Kanë paralajmëruar se do të bëhen bashkë për ta çuar PDK-në në opozitë. Madje për të koordinuar dhe harmonizuar idetë dhe qëndrimet janë caktuar edhe përfaqësuesit e partive.

Avdullah Hoti dhe Dardan Sejdiu janë emrat që dy subjektet politike kanë caktuar si përfaqësues të bisedimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por një bashkim mes koalicionit LAA dhe Vetëvendosjes po duket si i pamundur. Kështu të paktën beson Artan Muhaxhiri, analist politik në Kosovë. Sipas tij janë akuzat e fundit të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, i cili drejtuesit e VV-së i ka quajtur banditë dhe kriminelë.

Artan Muhaxhiri ka thënë për KP se akuzat e fundit të kryeministrit në detyrë, drejtuar VV-së e pamundësojnë bashkimin e tyre për ta formuar Qeverinë.

“Ekzistojnë dy mundësi që PAN-i apo LAA-ja dhe VV-së të vijnë në pushtet. Mirëpo në bazë të zhvillimeve të fundit opsioni i dytë LAA dhe VV është i pamundur. Pasi nuk ekziston asnjë indikacion as prej VV-së, e posaçërisht prej LDK-së që të ketë një koalicion qeveritar. LDK dhe VV kanë qenë në një pozitë të çuditshme, pasi në njërën anë i kanë pasur numrat e nevojshëm, për të ardhur në pushtet. Mirëpo në anën tjetër nuk kanë pasur vullnet, e as interes që ta bëjnë këtë gjë. Dhe akuzat e fundit të kryeministrit Mustafa duhet parë në këtë perspektivë, pasi është një lloj tentimi që të gjendet një rrugëdalje, prej mundësisë që të krijohet një qeveri me VV-në. Pra LDK nuk ka asnjë interes që ta krijojë një koalicion me VV-në dhe i duhet që ta arsyetojë këtë me ndonjë fakt. E Mustafa po i përdor konfliktet e mëhershme që i ka pasur me VV-në, derisa ka qenë në koalicion me PDK-në. Në fakt kjo duket e çuditshme pasi Mustafa po akuzon edhe PDK-në edhe VV-në që janë dy aleatët e vetëm teorik, për të ardhur në pushtet. Kështu që duket se ekziston një vullnet i LDK-së që të jetë në opozitë. Në anën tjetër dhe VV nuk ka treguar ndonjë iniciativë, vullnet apo ndonjë plan konkret që të vjen në pushtet. Prandaj edhe kjo gjendje është pasojë e këtyre paradokseve politike që po ndodhin”, shprehet Muhaxhiri.

Muhaxhiri nuk e sheh si opsion të mundshëm as shkuarjen në zgjedhje, pasi që thotë se akuzat e rënda të kryeministrit Mustafa ndaj VV-së, në një mënyrë i hapin rrugë dhe PAN-it që ta kërkojë një aleancë me AKR-në për të krijuar një Qeveri të re.

“Në fakt është e pritshme që PAN-i në një mënyrë t’i sigurojë 61 vota apo më shumë dhe të krijojë Qeverinë, pasi që LDK dhe VV nuk po tregojnë vullnet për ta bërë një gjë të tillë. Pas akuzave të rënda të kryeministrit Mustafa ndaj VV-së, tashmë nuk ka asnjë dilemë për mundësinë potenciale të koalicionit mes LDK dhe VV-së dhe në një mënyrë kjo ia hap rrugën edhe PAN-it që ta kërkojë një aleancë me AKR-në për të krijuar një qeveri të re”, tha ai.