Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka mbështetur formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndryshimi i misionit të FSK-së, është mundësi e mirë që Kosova të ketë forcën e saj që garanton sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i Haradinajt:
“Versioni B i transformimit – ndryshimit të misionit dhe kapaciteteve të FSK-së në rrethanat ekzistuese, është një mundësi e mirë që edhe Kosova ta përmbush të vetmin kapitull që se ka pas deri sot si shtet – forcën e saj që garanton sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi”.